Pellegatti shpërthen: Mjaft u morët me Ibra-Sanremo. Zlatan lider dhe po ju them dhe diçka…

Gazetari i njohur Carlo Pellegatti, i cili foli në kanalin e tij në YouTube, u ndal te polemikat e lidhura me praninë e Zlatan Ibrahimovic në Sanremo, Festivali i Këngës, sidomos në një moment të vështirë për kuqezinjtë.

“Ne flasim vetëm për Ibrahimovic në Sanremo, Milani është shumë i qetë në këtë situatë. Opsionet po vlerësohen. Ibra shënoi 14 gola, është i treti pas Ronaldos dhe Lukaku, përpara Lautaro, Belotti dhe Immobile.

Ne flasim për lidhjen ose përkatësinë me fanellën por a ju kujtohet pjesa e mbetur e Cagliari-Milan kur ekipi i Piolit mbeti me dhjetë? Ibra qëndroi në fushë megjithëse ishte rikuperuar nga dëmtimi prej pak kohësh dhe ishte i rraskapitur, por me energjitë e fundit ai kishte forcën për të fituar një goditje këndi në minutën e 94.

Zlatan Ibrahimovic of AC Milan celebrates after scoring a goal during the Serie A football match between AC Milan and Bologna FC at San Siro Stadium in Milano (Italy), September 21th, 2020. Photo Image Sport / Insidefoto

Ai është gjithmonë ndër më të mirët, ai do të mbetet edhe vitin e ardhshëm, sepse drejtuesit duan që ai të mbetet.

Ai do të vazhdojë të jetë lider dhe disa dyshojnë pse ai shkon në Sanremo? Ai tashmë kishte marrëveshjen dhe do të shkojë atje duke e respektuar. Zlatan mbetet një shembull shkon apo nuk shkon”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu