Pellegatti: Mungojnë ende 4 numra te Milani… Diaz? Aspak kusht 10-ta! Drejtuesit veprojnë ndryshe

I

Carlo Pellegatti foli për Tutti Convocati, emisionin sportiv Radio24, duke dhënë një mendim për lëvizjet më të fundit të Milanit në merkato:

“Ka pasur disa gjykime të nxituara, pronësia e Milanit lëviz në një mënyrë ndryshe nga ajo e Interit. Sigurisht, ne ende nuk kemi fituar asgjë, megjithatë ata po lëvizin në një mënyrë inteligjente.

Numrat 2, 7, 10 dhe 9 mungojnë ende…

Kam lexuar nga vende të ndryshme që numri 10 ishte kusht për të bindur Diaz të firmoste!

Budalliqe! Lojtari donte numrin 10 dhe 10 ishte e lirë. Më përpara e kanë mbajtur Honda dhe Calhanoglu. Turku lojtar i mirë, por nuk po flasim për Rivera, kështu që kujdes me gjykimet për Diaz…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu