Pellegatti: Dy emra dhe një nevojë! Ja cilët do të zgjidhja unë

Carlo Pellegatti, përmes një artikulli të botuar në Calciomercato.com, bëri një vlerësim të tregut të transferimeve të janarit. Sipas gazetarit, një tifoz kuqezi, Milani duhet të synojë 3 fuqizime në mënyrë që të synojë të fitojë Scudetto.

“Blerja e një bomberi të ngjashëm me Ibrahimovic është thelbësore. I fortë, i dobishëm dhe si një mbështetje për sulmet e mesfushorëve. Nuk ka shumë sulmues me këto karakteristika, si teknikisht ashtu edhe ekonomikisht tërheqës.

Unë personalisht kam një preferencë. Më pëlqen Leonardo Pavoletti, një tifoz kuqezi me zemër të madhe, i mirë me kokë dhe në krijimin e hapësirave për futjen e mesfushorëve, i gatshëm për të hyrë në skema pas disa seancave stërvitore falë përvojës së tij të gjatë.

Përveç mbrojtësit qendror të përmendur tashmë, favorit është Kabak i Schalke, një rol tjetër për t’u forcuar është ai i mesfushorit, ndoshta me një lojtar më ndërtues.

Për shembull, kundër Sassuolo, Kessi tashmë po luan me paralajmërim, pasi me një karton skualifikohet. Nuk do të ishte e lehtë ndaj mesfushës së Lazios, kundërshtar në 23 dhjetor, me Tonali dhe Krunic, jo të përshtatshëm për këtë rol. Me pak fjalë, drejtuesit duhet të gjejnë një mesfushor të katërt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu