Pellegatti dhe blerja e Messias: “Ju kujtohet Moggi?”

Ditët e fundit është diskutuar gjerësisht në lidhje me goditjet e fundit të Milanit në merkato dhe një pjesë e madhe e tifozëve kanë mbetur të zhgënjyer nga zgjedhja e Milanit për të firmosur me Messias nga Crotone, pas ndaljes së bisedimeve me Brest për Faivre, i vlerësuar 15 milionë euro. Për të mos rrezikuar, Paolo Maldini ka mbyllur bisedimet me Crotone, duke marrë në huazim brazilianin Messias, i cili ka CV të varfër, por sezonin e shkuar shkëlqeu me Crotone në Serie A, duke qenë mbreti i driblimeve dhe duke pasur një mesatare mjaft të mirë golash e asistesh.

Duke parë edhe polemikat mes tifozëve, mendimin e vet e ka dhënë edhe gazetari i njohur Carlo Pellegatti, tifoz i njohur kuqezi, i cili ka dalë plotësisht në mbrojtje të klubit dhe u ka kujtuar tifozëve episode të së shkuarës.

Report: Milan in for Junior Messias - Football Italia

“Po shoh shumë njerëz që tallen në lidhje me Junior Messias, vetëm për faktin se në moshën 24 vjeç nuk luante futboll profesionist”, tha Pellegatti për emisionin “Tutti Convocati” në Radio24.

“E mbani mend çfarë tha Luciano Moggi kur mbërriti Kakà në Itali? Po Taçoni, që ironizonte me helikopterët e Berlusconit, kur prezantohej Milani i parë i tij? Pikërisht, më mirë ta lëmë këtë diskutim, më mirë të ecim përpara…”.

AC Milan Brasil (de 🏠) on Twitter: "Luciano Moggi, influente cartola da  Juventus e do futebol italiano, ironizou na época a contratação de Kaká por  parte do Milan: "É perigoso comprar um

Kur Kakà u ble nga Milani, Moggi me ironi tha: “Unë nuk do ta blija kurrë një lojtar me këtë emër, do ishte shumë e rrezikshme”.

Ndërkaq, Tacconi, portier i Juves në vitet 80, bënte humor me faktin që Berlusconi prezantoi me helikopterë Milanin e tij, kur e bleu në 1986: “Do i duhen helikopterët që të arratiset sapo të pësojë humbjen e parë”. Batutë që rezultoi aspak komike, duke parë historinë e Milanit pasi kaloi në duart e Berlusconit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu