Pellegatti: Calhanoglu, jemi drejt fundit! Turku është zhdukur dhe ajo që unë di…

Gazetari Carlo Pellegatti, në kanalin e tij në YouTube, foli për Hakan Calhanoglu që ka nisur grumbullimin me Turqinë dhe po përgatitet për Europianin që do të nisë në 12 qershor.

“Tani jemi në fund të titrave! Calhanoglu nuk ka biseduar me askënd dhe nuk ka gjurmë të tij.

I

Milani ka mbetur te oferta e bërë më parë dhe nuk ka lëvizur, por telefoni nuk bie dhe Hakan është në grumbullim me Turqinë.

Gjithashtu ka konfirmime që oferta nga Katar është e vërtetë. Ndoshta jo me ato shifra, 8 milion plus 24 për tre vjet, por oferta nga Katari është reale.

Ne i respektojmë zgjedhjet e lojtarëve, Milani do të shkojë sipas mënyrës së tij.

Mbi De Paul jemi shumë të kujdesshëm, por Milani po punon për një zëvendësues”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu