Pellegatti analizon merkaton e Milanit dhe ka disa rezerva, sidomos mbi Bakayoko…

Gazetari i njohur kuqezi, Carlo Pellegatti, në një video të postuar në kanalin e tij në YouTube, foli për merkaton e Milanit, duke e përmbledhur ditën e fundit si ajo kafja që të lë një shije të hidhur në fund…

“Pas tregut të transferimeve që sapo ka përfunduar, a është Milani më i fortë se sezoni i kaluar? Po. Milani më i fortë se sezoni i kaluar dhe me përforcimet që vijnë nga tregu i transferimeve! Por, a është plotësuar boshllëku me Juve, Inter, Roma, Lazio, Atalanta dhe Napoli? Jo.

Boshllëku mbeti i pandryshuar, Juve mori Chiesa, Kulusevski dhe Arthur. Interi mori Hakimi, Perisic është përsëri aty dhe Nainggolan. Lazio është një ekip i fortë. Sezonin e kaluar Milani luftoi kundër rivalëve që kishin kupa, ndërsa Milani ishte pushim”.

“Milani ka 12-13 lojtarë me të cilët mund të konkurrojnë dhe të garojë. Ajo që shqetëson është ndryshimi me ekipet e tjera. Tifozët thonë: “… me një Rudiger, me Bakayoko, i cili shkoi në huazim te Napoli, dhe ndoshta Llorente”.

“Ne nuk po flasim për Simakan ose Kabak, por huazimi i Bakayoko, i cili është një nga gjembat e mëdha si peng. Nuk e shpjegoj se si nuk është ka mbërritur në huazim te ne dhe shkoi te Napoli”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu