Pedullà mbi Berardi-Milan: “Kjo është vera e duhur…”

Në editorialin e tij në SportItalia, Alfredo Pedulla ka folur për personazhin Domenico Berardi dhe mundësinë e merkatos, si trampolina e fundit…

“Domenico Berardi ndoshta do të largohet nga Sassuolo në këtë seancë merkatoje verore. Është gjithashtu një çështje motivimi: në të kaluarën anësori sulmues u tha jo të gjithëve (tri herë Juventusit!) Por tani është koha të thotë lamtumirë.

Dhe kështu ndoshta do të ndodhë. Drejtuesi i Sassuolo-s, Carnevali, tha që ai nuk mund të jepte garanci për një qëndrim të sulmuesit.

Duke shtuar se nuk është një çështje ekonomike, përkthehet: Sassuolo vazhdon ta vlerësojë atë të paktën 40 milion, por nëse dikush do të ishte vërtet i interesuar do të gjente një zgjidhje siç do të bëhet me Juventusin në operacionin Locatelli.

Për Berardi ka pasur sondazhe të ndrojtura nga jashtë, në Serinë A ka dy rrugë.

Interesimi vjen nga Lazio, pasi Sarri e pëlqen shumë dhe në 4-3-3 do të ishte perfekt, aq më tepër në rastin e shitjes së Correa (PSG) dhe duke marrë parasysh që Lazio tashmë synon Brandt (përparësi) dhe Felipe Anderson.

Ne thamë për Milanin, pasi Pioli e pëlqen Berardi dhe sipas trajnerit kuqezi është më i miri në atë rol dhe ai bëri një përpjekje të vërtetë kur drejtonte Fiorentina-n.

Tani ka ardhur vera e duhur për të provuar goditjen “Berardi”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu