Pato synon të rikthehet në Itali, aty ku u bë i njohur

during the Serie A match between Milan and Cagliari at Stadio Giuseppe Meazza on November 22, 2009 in Milan, Italy.

Jo vetëm Thiago Silva apo Gerard Deulofeu, një tjetër njohje e Milanit është gati dhe me dëshirë për tu kthyer në Serinë A.

Sipas asaj që shkruhet nga Gianluvadimarzio.com, Alexandre Pato dëshiron absolutisht rikthimin në Italin.

Aventura e tij e tretë në Brazil ka përfunduar, pas një sezoni shumë të mirë me bluzen e San Paolos.

Lamtumira ndaj paulistëve është gjë e shkruar tashmë.

Pato, pothuajse në moshen 31 vjeçare do një sfidë të re, mundësisht pikërisht në kampionatin italian, ku u bë i njohur në nivel botëror me bluzen numër 7 të Milanit.

Sot Pato duket se nuk vuan më nga shumë problemet muskulare që e kanë frenuar në momentin më të mirë të karrierës së tij, si në 2013 kur la kuqezinjtë pas disa problemeve fizike.

E vështirë të kuptohet nëse ëndrra e tij do të realizohet apo jo.

Ndërkohë Pato u propozohet klubeve italiane, duke dashur edhe Milanit.

Por sot nuk duket se skuadra e Stefano Piolit të ketë nevojë për një futbollist si ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu