Pato: Milani duhet niset nga Ibra e Maldini. Do te ishte bukur nje rikthim.

Ish sulmuesi brazilian i Milanit, Alexandre Pato eshte shprehur nostalgjik per momentet qe ai ka patur kur ka qene pjese e ekipit kuqezi. I intervistuar nga La Gazzeta dello Sport, Pato tha se edhe pse ndodhet ne Brazil vazhdon dhe e ndjek situtaten tek Milalni dhe do t’i pelqente shume nese do te ndodhte nje rikthim tek ish skuadra e tij. Pato ka shtuar me tej se Milani duhet medoemos te perpiqet te binde Maldinin dhe Ibren te qendrojne tek klubi dhe Milani duhet te nise pikerisht nga ata.

Pato: Unë e ndjek shumë Milanin. Kur mundem, shikoj disa ndeshje te tyre dhe nese mund te shikoni browserin tim, do te shihni qe shoh lajmet rreth Milanit. Me vjen keq qe e shoh aktualisht ne kushte te tilla kritike, por pronaret po perpiqen ta sjellin aty ku duhet dhe tifozet duhet te kene besim. Do te me pelqente nje rikthim ne Europe. Jam duke bere mire kete vit, fitoj Libertadores dhe me pas rikthehem. Tek Milan do te ishte vertet bukur.

Pato rreth largimit te Boban dhe situates se Maldinit: Mendoj se Boban erdhi per te ndihmuar klubin dhe gjithmone u perpoq per kete. Pastaj se perse nuk e lejuan ta beje kete…Gjera te cuditshme. Klubi duhet te lejoje Maldinin te punoje, ai i njeh lojtaret, e di se cdo te thote ky klub dhe eshte ne gjendje ta riktheje perseri. Shpresoj qe rrugetimi i tij tek kuqezinje te jete i gjate. Une pata fatin te luaja me te dhe e de si se cfare mund t’i jape ai Milanit. Flas rregullisht me te, hera e fundit ishte para dy javesh.

Pato rreth Ibrahimoviç: Nese dhe ai duhet te qendroje? Sgurisht. Ai eshte shume i çmuar per te rinjte dhe eshte vdekjeprures ne zone. Ai terheq grupin dhe jep me te miren. Eshte shume inteligjent dhe i kujdesshem. Kur luanim bashke, me kerkonte shpesh topin, edhe ne ne situata te veshtira. Njehere kunder Napolit vendosa te perfundoj aksionin i vetem edhe pse Ibra ishte i pozicionuar mire. Arrita te shenoja dhe i thoja vetes se nese nuk shenoja ai do te me “vriste”. Ne pergjithesi do te thosha qe e kuptonim mire njeri-tjetrin. Cfare trio e bukur ishim bashke edhe me Robinho, dhe sa gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu