“Nuk ishte Milani më i mirë i sezonit. Episodet vendosën garën në një mënyrë negative për ne. Kundërshtarët tanë ishin shumë të shpejtë, te 2-0 loja u bë e vështirë”.
Stefano Pioli komenton kështu për MilanTV humbjen ndaj Lille, edhe pse duhet theksuar se trajneri sqaron humorin e djemve në dhomat e zhveshjes.
“Pashë zhgënjimin te sytë e tyre, ne donim të vazhdonim vargun tonë pozitiv edhe nëse nuk menduam për këto gjëra, por vetëm të përmirësoheshim. Duhet të jemi të ekuilibruar në analizimin e lojës”.
Për disfatën: “Gjithçka duhet të na ndihmojë të rritemi, gjëra pozitive dhe negative. Tani duhet të kthejmë faqen dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, pastaj do të jetë pushimi për të rimarrë energji”.