Pasditja historike e dinastisë “Maldini”! 13 vite më pas mes lotëve dhe gjyshit Cesare nga lart

I rritur te sektori i të rinjve të Milanit, aty ku nisi që kur ishte ende një vogëlush, për Daniel Maldinin pasditja e sotme nuk ka qenë absolutisht normale…

“Do të aktivizoj Maldinin sepse zëvendësi i Diaz është vetëm ai sot te Milani”, kishte thënë Stefano Pioli përpara ndeshjes…

Dhe kështu, pas një pjese të parë mes disa momentesh të mira dhe të tjerash të ndërlikuara, ndoshta nga emocionet e debutimit si titullar 12 vite pasi i ati i Paolo luante titullar me kuqezinjtëë, Daniel Maldini në fillim të pjesës së dytë gjeti golin e tij të parë në Serie A, 13 vjet dhe 179 ditë pas golit të fundit të babait të tij Paolo (kundër Atalanta në mars 2008) dhe 60 vjet e 22 ditë pas golit të fundit të gjyshit të tij Cesare (kundër Catania në shtator 1961). Dinastia “Maldini” vazhdon…

Nuk mund të mos emocionohet edhe i ati Paolo në tribunë, sot drejtori teknik i Milanit. Disa lot i rrjedhin në sy, por përmbahet, edhe pse buzëqeshja e tij flet më shumë se çdo gjë tjetër…

Endrra e çdo babai është pikërisht kjo gjë, ashtu si dikur Cesare e pati me të birin Paolo…

Ka vetëm një peng: Cesar Maldini, gjyshi i Danielit, sot nuk jeton më, edhe pse me shumë mundësi e ka parë nga lart…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu