Milani po kërkon një zëvendës Theo Hernandez dhe zgjedhja mund të bjerë te Achraf Lazaar, ish i Palermos, aktualisht te Newcastle.
Agjenti i tij po negocion përfundimin e kontratës në Angli dhe – raporton SportMediaset – mund të jetë një marrëveshje e mirë me kosto të ulët.

Për italo-marokenin, përvoja angleze sigurisht nuk ishte më me fat: vetëm 10 paraqitje (me huazime të ndryshme) nga sezoni 2016-17.
Ai ishte kthyer në Itali duke veshur bluzën e Beneventos po atë vit. Sakaq, sa i përket Junior Firpos, duket se futbollisti nga Republika Domenikane ka refuzuar dhe nuk ka kthim mbrapa.
Mbrojtësi i Barcelonas i ka thënë “jo” edhe West Ham veç Milanit.