Pas lajmit te djeshem ne Spanje e konfirmojne dhe ne Itali: Mertens tek Milani

“Bomba” qe u hodh dje nga Spanja, eshte konfirmuar edhe diten e sotme ne Itali. “La Stampa” ka konfirmuar lajmin qe Mertens eshte shume prane kalimit tek Milani, madje media italiane shton se tratativat kane ecur ne menyre te pershpejtuar. Belgu, te cilit i skadon kontrata ne qershor, mund te veshe fanellen kuqezi sezonin tjeter.

Qe marreveshja te quhet e mbyllur, mund te mos vije javen tjeter,sic u raportua diten e djeshme, por sigurisht eshte rritur optimizmi qe lojtari i Napolit te zbarkoje ne Milano.

Blerja e Mertens do te ishte shume e rendesishme per disa arsye: Milani, ne te vertete, do te merrte ne shtepi nje lojtar, i cili ka nje marredhenie te ngushte me golin, dhe do te mposhte konkurrencen e klubeve te medha si PSG, Chelsea dhe inter.

Ne anen tjeter, Elliott dhe shoqeria gjithashtu do t’i jepnin fund thashethemeve se ata do te donin nje ekip te perbere vetem nga te rinj. Nje sulm Ibrahimovic-Mertens me siguri nuk do te ishte keq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu