Milani është duke përjetuar një sezon fantastik deri tani dhe kjo falë punës së klubit, por sidomos të trajnerit Stefano Pioli, që ka nisur të jetë tepër i vlerësuar nga qarqe të ndryshme dhe figura të rëndësishme.
Mes tyre, pas Fabio Capello dhe Arrigo Sacchi, edhe Marcello Lippi, që në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, tha:

“Pioli është një njeri i mençur dhe i qetë dhe më pëlqen shumë. Ai transmeton qetësi në ekip dhe gjithmonë e organizon atë në një mënyrë të patëmetë.
Milani është forcuar dhe tani ka pjesë rezervë të shkëlqyera kështu që do të luajë deri në fundi me Inter Juventusin”.