Parma-Milan, Kalulu niset me dy çanta drejt Parmës! Sky Sport zbulon motivin gazmor

Milani u nis sot për në transfertën në “Tardini” ndaj Parma-s, ku nesër do të përballet me verdheblutë.

Skuadra e Pioli u largua nga Milanello me autobus dhe një kuriozitet në lidhje me Pierre Kalulu nuk kaloi pa u vënë re.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, mbrojtësi francez, ndryshe nga të gjithë shokët e tjerë të skuadrës, solli me vete jo një por dy çanta…

Brenda valixhes së dytë, mbrojtësi mbante me vete PlayStation.

Një shenjë se si ka evoluar futbolli jo vetëm në nivelin e lojës, por edhe në atë që ndodh brenda dhomës së zhveshjes.

Në të kaluarën ishte shumë e zakonshme të luash letra dhe bilardo gjatë grumbullimeve ndërsa sot luhet me video lojëra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu