Parashikimi i Brahim Diaz mbi sezonin dhe “sekreti” mbi fanelën që do të kishte dashur!

Debutimi disa minuta por menjëherë lëvizje magjike dhe driblime të bukura, për të ngazëllyer sytë e tifozëve kuqezi.

Për Brahim Diaz, mesfushori sulmues spanjoll që mbërriti këtë verë në Milano si huazim nga Real Madrid, aventura te “Djalli” ende nuk ka nisur realisht, pra me 90 minuta në fushë, por megjithatë gjithçka do të vijë pak nga pak.

Në intervistën e dhënë për Sportmediaset.it djaloshi i talentuar ka folur për disa gjëra, mes tyre përshtypjet, sezonin dhe Ibrahimovic.

A ka presion të luash me Milanin?

“Po, sigurisht, më pëlqen presioni. Milani është një klub i madh, ekziston ky presion, duhet të fitosh, të ngresh tituj, e vërteta është se unë dua të tregoj gjithçka këtu dhe të jem vendimtar dhe të ndihmoj ekipin me paraqitjet e mia”.

Për numrin e fanellës: “Numri nuk luan, gjithmonë e them, por të them të drejtën më pëlqen shumë numri 10. E kam pasur si fëmijë, por gjithashtu më pëlqen shumë 21. Këtë vit doja ta mbaja mbi supe edhe këtu! Duhet shumë punë dhe shumë sakrifica në këtë klub”.

Për Ibrahimovic: “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe unë mund të them të njëjtën gjë edhe si person”

Për objektivat: “Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje dhe të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha së bashku. Me këtë përzierje lojtarësh me eksperiencë dhe të rinj mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu