Para në arkat kuqezi? Laxalt kthehet por përgatitet valixhet drejt Rusisë. E zbulon agjenti

Diego Laxalt, pas një viti në huazim te Celtic, do të kthehet në Milano.

Uruguajani, megjithatë, nuk është pjesë e planeve të klubit kuqezi dhe për këtë arsye po kërkohet një zgjidhje për ish-anësorin e Genoa.

Një nga destinacionet e mundshme për Laxalt mund të jetë Rusia sipas agjentit të tij Ariel Krasouski, i cili i tha për soçer.ru në lidhje me interesin e Dinamo Moskës për klientin e tij:

“Dinamo Moscoë është me të vërtetë i interesuar për Laxalt. Klubi rus tashmë ka kontaktuar Milanin për të folur transferimi i tij”.

Një shitje e mundshme e Laxalt do të sillte në arkat kuqezi disa para që do të përdoreshin në merkato, natyrisht duke ditur nevojën ekonomike në këtë periudhë pandemike.

Celtic nuk hapi asnjë diskutim për të blerë mbrojtësin duke qenë se nuk kishte gadishmërinë ekonomike dhe për të kënaqur edhe rrogën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu