Paqueta show, dy gola dhe një shtyllë. Milan fiton 4-2 në testin e parë (VIDEO)

Lucas Paqueta sot ka qenë më i miri në fushë për Milanin në miqësoren e fituar 4-2 ndaj Novara. Në thuajse të gjitha golat kuqezi ka qenë brenda aksionit.

Edhe goli i katërt i Milanit, pasi arbitri i anuloi një, erdhi nga braziliani, pas një krosimi në fundore të Diego Laxalt. i pari dhe i fundit në këtë miqësore nga ish-lojtari i Flamengos, që ende duhet të vendoset nëse do të qëndrojë apo largohet.

Golat e tjerë u realizuan nga Laxalt dhe Calabria. Sakaq, Ibrahimovic luajti 40 minuta, teksa meritojnë duartrokitje Kalulu (mbrojtësi i djathtë) dhe Emil Roback (sulmuesi i djathtë), që debutuan me personalitet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu