Protagonist i vogël në Milano, një ndikim i madh te Lyon deri në klasifikimin si lojtari më i mirë në ligën franceze.
Jeta e re e Lucas Paqueta flet frëngjisht dhe e bën atë në mënyrën më të mirë, si një lojtar i nivelit të lartë.
“Lucas është i lumtur, ai është shumë mirë. Ne jemi të lumtur, ai ka besim në vetvete dhe kjo është arsyeja pse po bën më të mirën”, tha agjenti i Lucas Paqueta, Eduardo Uram, për Tuttomercatoweb.

Pse nuk ishte me fat në Milano?
“Ndodh. Në futboll dhe në jetë. Këto janë momente që ndodhin. Sot Lucas është i lumtur. Por Milani është një klub i shkëlqyeshëm, me njerëz seriozë dhe profesionistë.
Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur, ato janë situata normale në futboll, në jetën e përditshme. Le të mendojmë për të tashmen”.

A mund të jetë ende Italia në të ardhmen?
“Kjo nuk është koha për të folur për të ardhmen. E ardhmja është ndeshja tjetër. Por Lukasit i pëlqen shumë Italia. Do ta shohim”.