Paqueta nuk harron Milanin, nga grumbullimi me Brazil flet për përvojën kuqezi!

Te Milani ai u mundua shumë dhe në fund, duke pasur parasysh paraqitjen e dobët dhe me shume luhatje, u shit te Lyon. Por sot, në Francë, Lucas Paqueta shfaqet si një lojtar krejtësisht i ndryshëm nga ai i kuqezinjve në vitin 2019. Shumë i vlefshëm për lojën e Peter Bosz, ai është kthyer në një nga më besnikët e tij!

Falë paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Lyon, Lucas është imponuar edhe si lojtar kyç në kombëtaren braziliane. Që nga grumbullimi i Brazilit, Paquetà është rikthyer për të folur për përvojën e tij te Milani.

Nëse fillimisht mesfushori brazilian kishte rezervuar pak fjalë të lavdërueshme për klubin kuqezi, sot ai duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj përvojës së tij të kaluar.

Në konferencën për shtyp, Paquetà deklaroi se ai te Milan ishte një kapitull i rëndësishëm në karrierën e tij, gjë që e lejoi atë të rritet më tej, pavarësisht performancës së tij të dobët. Këto janë fjalët e tij nga tërheqja e Brazilit:

“Janë dy liga të ngjashme, por jam dakord që Ligue 1 është fizikisht më e fortë se Serie A. Duke marrë parasysh atë që po përjetoj tani, është e qartë se çdo përvojë e kaluar ka qenë e dobishme.

Koha që kalova në Itali, te Milani, më bëri një lojtar më të fortë dhe një person më të mirë. Më ka dhënë më shumë përvojë për t’u përballur me veshtiresite në një mënyrë tjetër. Sot, falë Zotit, po kaloj mirë. Në çdo vend mëson diçka dhe tani jam i lumtur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu