Paqueta në shitje, Lyon ende nuk “prezantohet”! Dy klube nga La Liga futen në ankand!

Edicioni i sotëm i Corriere dello Sport ka bërë analizën e lidhur me të ardhmen e Lucas Paqueta dhe atë që do të ndodhë me brazilianin.

Lyon është skuadra që e pëlqen shumë dhe madje ka provuar të përfshijë kartonin e mbrojtësit Denayer por kuqezinjtë kanë refuzuar menjëherë pasi objektivi në mbrojtje është Milenkovic.

“Djalli” kërkon nga 22 në 23 mln euro për të mos bërë një minusvlerë në rast shitje (u ble për 38 mln euro bashkë me bonuse).

Në garë janë dhe dy klube të tjera, në Spanjë: Betis Sevilla dhe Valencia vëzhgojnë situatën nga larg dhe presin momentin për t’u përfshirë në negociata për ish-fantazistin e Flamengos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu