PAQUETA HAP ZEMRËN: “Dështimi te Milani? Fajin nuk e kishte Serie A po diçka tjetër që kam te Lyon”

Te Milani dështoi për shumë faktorë edhe pse nisi me bujë të madhe, mes paraqitjeve të mira, asist dhe spektaklit në fushë… Po flasim për Lucas Paqueta, futbollisti i Lyon që u shit gjatë merkatos së verës nga kuqezinjtë për gati 22 mln euro.

Sot braziliani ka gjetur veten në Francë, Ligue 1, teksa në një intervistë të dhënë për Canal +, Paqueta foli për përvojën e tij në Milano:

during the Serie A match between AC Milan and Brescia Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 1, 2019 in Milan, Italy.

“Unë jam më i lumtur në Lyon. Dua të bëj një punë të mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu për shumë vite që do të vijnë…

Ajo që përjetova në Itali më bëri një lojtar më të mirë. Këtu kam shumë miq, fatkeqësisht nuk ishte ashtu në Milano, nuk kisha asnjë.

during the Serie A match between Udinese Calcio and AC Milan at Stadio Friuli on August 25, 2019 in Udine, Italy.

Ky është Paquetá i vërtetë, i njëjtë me Flamengo dhe si jam tani”.

Një e vërtetë që më në fund braziliani tregon, teksa duhet thënë qartë se në Milano ai vuajti shumë psikologjikisht dhe për faktin se kishte familjen larg dhe ndihet vetëm!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu