Paqueta dhe nje mesfushe e rilindur!
Kishim kohe pa pare nje mesfushor te tille. Cdo vit qe pas ikjes se Pirlos dhe Sedorf nuk po gjenim nje mesfushor ne nivelet e Milanit. Kemi pare shume lojtare si Montolovio, Bertolaci, Mauri dhe ne fund Biglia qe nuk i benin disa ndeshje rrjesht me te njejtin ritem. Para se te fillonte merkato e Janarit 2019 lexoj ne gazeta sportive qe Leonardo kishte siguar nje lojtar te ri brazilian me emrin Paqueta. Si tifoz i vjeter i Milanit u bera kurioz per te pare se cfare flitej per kete lojtar te ri.
Ne disa video qe pashe vura re qe kishte shume teknike dhe mendova qe cdo brazilian i tille eshte. Ka disa ndeshje rrjesht qe Paqueta eshte lojtar titullar. Duket sikur ka ardhur nga ekipet zinxhire per nga menyra sesi eshte integruar ne ekip. Ka grinte, teknike te larte dhe disipline taktike cfare eshte pak e cuditshme per nje lojtar brazilian ne moshe aq te re. Disa e krahasojne me Kaka. Kane ngjashmeri per nga forca fizike dhe teknike, por Kaka ishte magjik. Kur e sollen Anceloti ju tha drejtuesve qe paskeni marre nje fenomen, dhe i tille ishte. Paqueta e ka gjithe potencialin per tu bere nje mesfushor i madh. Eshte ne rrugen e duhur. Me ne fund po shofim nje mesfushe te rilindur.
Kemi nje lojtar te talentuar brazilian, kemi dhe nje lojtar si Bakayoko qe eshte nje dige e vertete. Per Kessie nuk e dime se cfare do te ndodhe me te ne sezonin e ardhshem, por ama gjithmone luan me pasion te madh dhe nuk lodhet kurre. Forca Milan!