Paqueta braktis stërvitjen dhe zbraz dollapin! Dalin formulat e para të akordit Milan-Lyon

Lucas Paqueta e mbyll aventurën e tij te Milani pas gati 2 vitesh! Ishte 1 janari i vitit 2019 kur u krye transferimi te kuqezinjtë nga Flamengo, edhe pse gjithçka ishte arritur në dhjetorin 2018 dhe braziliani ndodhej në Milano ku po kryente stërvitjen…

Pritej shumë nga braziliani i talentuar dhe numri “10” te Selecao në mungesë të Neymar, por përveç disa magjish të vogla, asgjë më shumë se sa kaq…

Kështu, këtë verë u vendos që pas Piatek dhe Suso të shitur që në janar, të largohej edhe ai.

Një negociatë e lindur në kohë pa dyshim, e materializuar nën radar dhe në heshtjen më të përgjithshme: Lucas Paquetá po përgatitet t’i thotë lamtumirë Milanit plotësisht.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, praktikisht është bërë për transferimin e mesfushorit brazilian në Lyon: shifrat ekonomike të operacionit që do t’i japin frymë arkave kuqezi, edhe pse nuk dihen ende plotësisht!

RMC Sport flet për një shumë rreth 20 mln euro dhe bonuse.

Sipas “Calciomercato” në orët e ardhshme braziliani do të bëhet një lojtar i ri i Lyon: shuma e transferimit është midis 21 dhe 23 milion euro.

Sakaq, po sipas RMC Sport flet për kontratë 5 vjet te Lyon dhe 2.5 mln euro rrogë.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani mund të ketë mbajtur përqindje rishitje dhe 20 mln euro tani ose me detyrim pagese sezonin tjetër.

Ajo që është e sigurt është se Paquetá tashmë ka zbrazur dollapin e tij dhe është larguar nga qendra sportive Milanello në shoqërinë e babait të tij: ai pritet në Francë ku do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me klubin gjysmë-finalist të edicionit të fundit të Ligës së Kampionëve.

Për Paquetá ka të bëjë me ndarjen pas një sezoni e gjysmë me  luhatje: nëse përjashtojmë periudhën e parë që është pozitive, përvoja e tij te Milani mund të cilësohet si negative, veçanërisht në dritën e thuajse 38 milion eurove të paguara për ta blerë atë nga Flamengo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu