Papin: Milani po vepron mirë, modeli është në Gjermani. Adli i jashtëzakonshëm, ka vetëm një defekt

Në një kohë që merkatoja po i afrohet fundit për këtë verë, Milani nuk ka bërë ndonjë goditje të bujshme, por ish-sulmuesi i famshëm francez, Jean-Pierre Papin, duke folur për Gazzetta dello Sport, ka një mendim pozitiv për lëvizjet e ish-ekipit të tij.

“E keni parë Borussia Dortmund? Zbulon talente, u rrit vlerën dhe në Europë luan futboll zbavitës. Rruga më e mirë për t’u kthyer në nivel të lartë është pikërisht kjo dhe Milani po e ndjek. Kam përshtypjen se busulla e Milanit është vetëm një në merkato: cilësia. Maldini nuk merr lojtarë sa për të bërë merkato, por sepse është i bindur që mund ta ndihmojnë Milanin, qoftë edhe pas një viti, si në rastin e Adli. Nuk e di a do rezultojë një goditje e madhe, por jam i sigurt që blerja e tij është në harmoni me filozofinë e këtij Milani”.

Adli joins Milan from Bordeaux for €10m, the 21-year-old midfielder will  stay on loan in Ligue 1 for one season | Rossoneri Blog - AC Milan News

Papin ndalet më gjatë tek Yacine Adli, i cili do të transferohet tek Milani prej verës 2022: “Është një lojtar për të ardhmen, ka shumë cilësi. Mund të luajë në disa pozicione në mesfushë, por edhe në krah, apo sulmues anësor dhe fantazist. Ka teknikë të jashtëzakonshme dhe mendon shumë shpejt. Para disa vitesh e vura re në një ndeshje të Francës U17 kundër Gjermanisë dhe mendova ‘Ky djalë do shkojë larg’. A ka defekt? Ndoshta ai qe nuk mbron shumë dhe në futbollin aktual çdo lojtar duhet të dijë të mbrojë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu