Papin: “Cavani ideal nese largohet Ibra. Pioli me pelqen ndersa Ragnick e njoh pak. Theo duhet…”

Konfirmimi i Ibrahimovic per te vazhduar me tej me Milanin duket akoma nje shteg i mjegullt dhe i paqarte. Ne rast largimi te tij, kuqezinjte patjeter do te perqendroheshin tek nje objektiv tjeter per sulmin.

Ish sulmuesi francez, Jean-Pierre Papin, i pyetur nga La “Gazzetta dello Sport”, ka sugjeruar qe Milani te hedhe syte nga Cavani nese Ibra largohet.

Jean-Pierre Papin: “Ibrahimoviç eshte nje fenomen, te gjithe permiresohen me te. Kur flet ai, te tjeret degjojne. Ne rast largimi te tij, nese une do te isha Milani do te beja nje perpjekje per Cavanin. A e keni pare sa vrapon? Dhe mbron, nderton, pa e humbur kurre kthjelltesine “.

Papin me pas foli per bashkatdhetarin e tij Theo Hernandez dhe trajnerin e radhes te Milanit: “Theo me ka bere pershtypje. Mendoj se Milani eshte skuadra e duhur qe Theo te rritet me tej dhe te meritoje thirrjen e Deschamps ne kombetare. Pankina? Me pelqen Pioli, ndersa Ragnick e njoh shume pak, por nje gjerman te trajnoje ne Itali eshte paksa e çuditshme ”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu