Paolo Maldini: UEFA? Jemi gati per gjithcka, kemi mjetet e duhura..

UEFA? Nuk ishte nje surprize per ne, kemi nje dialog te perjavshem me UEFA. Edhe sezonin e kaluar duhej te ishim perjashtuar nga UEFA por me ane te CAS fituam, si klub nuk deshirojme te kemi nje perballje te forte dhe te ashper me UEFA por te kemi dialog dhe te gjejme nje rruge te perbashket. Kemi armet tona, tashme dhe UEFA e di qe Milan eshte nje klub i forte ekonomikisht me persona serioze dhe qe kerkon te ngjitet lart..

Milan vs Lazio? Lazio eshte nje skuader e mire dhe eshte ne lufte si ne per nje vend ne Champions, kete sezon kemi patur ulje dhe ngritje kunder skuadrave qe jane siper nesh ne renditje. Nese marrim rezultate te mira kunder Lazio dhe Torino do te kishim ne avantazh dhe ndeshjet direkte dhe nese dalim me pike te barabarta do te ishim te avantazhuar ndaj tyre. Duhet te rikthehemi te fitorja pas 3 humbjesh dhe nje barazimi, dhe ndeshja kunder Juventus tregoi qe mund te luftojme kunder te gjithve..

Gattuso? Rino e di shume mire se cfare mendojme ne, kemi nje raport te drejtperdrejte me te ashtu sic kemi dhe me lojtaret. I themi gjerat ne sy dhe jo pas shpine. Nuk kemi menduar kurre te ndryshojme trajner ne mes te sezonit. Me Leonardo flasim gjithmone dhe themi sa mire do ishte sikur te fitonim dicka te rendesishme me Gattuso ne pankine..

Bakayoko? E nisi sezonin me pak veshtiresi sezonin pasi i duhej te perballej me realitet te ri ndryshe nga ai ku ishte mesuar prej kohesh. Jemi super te kenaqur me te, do provojme ta marrim perfundimisht ne vere por duhet te shikojme dhe ne cfare pozicioni do te renditemi dhe te kemi kujdes Fai Play Financiar. Klasifikimi do te jete shume i rendesishem ne fund te sezonit pasi vlen per merkaton e ardhshme dhe per entuziasmin e lojtareve. Kthimi ne Champions eshte nje detyrim dhe deshirojme ta realizojme sa me shpejt te jete e mundur..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu