Paolo Maldini ka folur per Sky Sport ne nje interviste te gjate ku ka folur per tema te ndryshme.
Ofertat? Nuk eshte se kam thene gjithmone une jo, situatat kane qene te ndryshme dhe jane mbyllur ndoshta ashtu siç duheshin mbyllur. E vertete eshte qe jam selektiv por historia ime me ben te jem keshtu. Ne fakt ne Itali kam vetem dy mundesi o Milan ose Kombetaren italiane..
Kur mund te kthehesh ne futboll? Po nuk eshte e thene se duhet te kthehem medoemos ne futboll, historia ime eshte e bukur dhe keshtu..
Nje keshille per Buffon? Eshte veshtire te keshillosh secila histori eshte e ndryshme flas ketu per Buffon Totti Del Piero por qe kane nje gje te perbashket dashurine per kete sport.. ketu fillon veshtiresia te largohesh qe per mua nuk ishte ashtu pasi kisha nje vit qe e mendoja largimin tim..
Gattuso? Jam habitur me te, e dija per forcen grinten por ka treguar qe dhe menaxhon shume mire disa situata te veshtira, eksperienca ne Seria B Zvicer apo dhe Greqi i kane bere mire Rinos. Kam folur me te kur ishte te Primavera kerkonte te grumbullonte tim bir edhe pse nuk ishte gati per aty, me pas kemi folur per ta uruar per fitoret..
Balotelli? Kush me mire se Mancini e njeh me mire, tashme eshte i rritur dhe nje me talentin e tij i duhet kombetares italiane – eshte shprehur Maldini per Sky Sport!