Paketa plus 10 milionë euro, çfarë ka vendosur Fiorentina për ofertën e Milanit

Tashmë nuk është një mister.

Milani është prej kohësh i interesuar për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç, i cili mësohet të ketë qenë një kërkesë specifike e trajnerit Pioli për përforcim gjatë merkatos së kësaj vere.

Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë kanë formuluar një propozim të parë duke ofruar kartonin e mesfushorit Lukas Paketa dhe 10 milionë euro për të siguruar Milenkoviçin, por klubi me qendër në Firence ka refuzuar kategorikisht.

Presidenti i vjollcëve, Roko Komiso, dëshiron vetëm para të thata për lojtarin e tij teksa i ka urdhëruar drejtuesit që të ulen në bisedime vetëm për oferta prej mbi 45 milionë eurosh për 22-vjeçarin serb.

Ditet ne vijim do te percaktojne te ardhmen dhe fatin e kesaj levizjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu