Pagliuca: Derbi nuk ka favoritë! Dua të fitoj Interi, por duhet të ketë kujdes nga ky rrezik…

Gianluca Pagliuca, një nga portierët më të fortë italian, gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Sampdoria, Inter, Bologna dhe Ascoli.

Me zikaltërit, në pesë sezone, luajti 234 ndeshje të përgjithshme në të gjitha kompeticionet, duke arritur të fitojë një Kupë Uefa në 1997-98 dhe gati duke fituar Scudetto në atë sezon të helmuar midis Interit dhe Juventusit.

Derbi i shumëpritur i Milanos ndërmjet Interit të Antonio Conte dhe Milanit të Stefano Piolit do të luhet nesër në orën 6 pasdite.

Pagliuca ka luajtur disa derbi milanez dhe ekskluzivisht për “ilgiornale.it” foli për këtë ndeshje të pritur midis dy prej skuadrave më të forta në Serie A, duke kujtuar betejat e tij të vjetra me Milanin…

Pagliuca, ka shumë pritje për derbin e Milanos. Çfarë ndeshje do të jetë?

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, është një derbi dhe si gjithmonë do të jetë i ekuilibruar! Milani është forcuar shumë, ka pasur një finale të shkëlqyeshme të sezonit të shkuar dhe parashikoj një ndeshje të ngushtë.

Padyshim shpresoj që Interi të fitojë, por kuqezinjtë janë një skuadër e bezdisshme. Shoh një Inter të aftë të luftojë për Scudetto por edhe një Milan të aftë të luftojë për Ligën e Kampionëve”.

Një parashikim të mprehtë?

“Unë nuk di si të bëj një parashikim por e përsëris, shpresoj që Interi të fitojë. Zikaltëirt duhet t’i kushtojnë vëmendje vetëm një gjëje: ligjit të numrave të mëdhenj, pasi ata nuk kanë humbur një derbi për një kohë të gjatë…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu