Padroni i Fiorentina-s shuan heshjten mbi të ardhmen e Chiesa dhe Milnekovic!

Presidenti i Fiorentina-s, Rocco Commisso, është kthyer në Itali pas 7 muajsh mungesë, pra që kur ndodhi “lockdown” i famshëm (mbyllja totale e futbollit).

Menjëherë, i ngacmuar nga gazetarët e pranishëm në qendër stërvitore te Fiorentinas, padroni vjollcë u ndal te merkato, sigurisht: “Lexoj shumë fake neës edhe sot… Jam totalisht dakord me atë që ka thënë drejtori sportiv Prade: kemi një ekip të kompletuar, pastaj nëse shfaqen mundësi do të bëjmë diçka më shumë, por ka ende 20 ditë”.

“Si do të përfundojë çështja me Chiesa? Të shpresojmë që mirë! Pastaj, të shohim, gjithçka sipas radhës. Lexova edhe për sa i përket kontratave të Milenkovic, Pezella dhe Chiesa. Më lini të flas me drejtorin sportiv”.

“Tani do të flas me djemtë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Qëllimi është të bëjmë një Fiorentina edhe më të fortë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu