Pa Donnarumma, Milani është ndryshe! Pasiguria e Tatarusanu dhe goditjet e këndit “fatale”

Pa Donnarumma, Milani është ndryshe!

E kotë ta mohosh atë. Koncepti i shprehur nga Gazzetta dello Sport është mëse i qartë dhe nuk ka hapësira për dyshime!

Thjesht shikoni golin e parë të Romës, atë të shënuar nga Edin Dzeko, pas një dalje totalisht të pastudjuar nga Tatarusanu dhe me mbrojtësit kuqezi të papërgatitur për këtë gafë (Romagnoli kërcen shumë vonë në krahasim me Dzeko)

Gabimi është pjesë e lojës, është në natyrën e një portieri dhe një lojtari në përgjithësi, por me Gigio në fushë, sipas të gjitha gjasave, ndeshja e djeshme do të kishte një fund tjetër.

Kumbulla: "Ho fatto un errore che potevo evitare sul primo gol, poi ho  recuperato"

Në fakt, edhe penalltia e akorduar nga arbitri Giacomelli (skandaloze!!!) vjen për faj të një situate të krijuar nga portieri rumun. Tatarusanu në vend që të mbajë topin e lëshon nga duart dhe krijon mundësi që Pedro të afrohet në dyluftim me Bennacer.

Por, edhe te goli i tretë që Roma shënoi po në situatë goditje nga këndi ose ndryshe situata standarte, Ibrahimovic që bën devijimin e gabuar brenda zone ndodhet në një pozicion ku nuk duhet të qëndrojë.

Suedezi praktikisht i frikësuar nga mosdaljet e Tatarusanu, kthehet më mbrapa dhe e devijon gabim topin që përfundon në shtyllën e dytë te Kumbulla.

Pas Ibrahimovic, Donnarumma është rasti më i zhurmshëm (i Coronavirus) në shtëpinë kuqezi, sepse i heq ekipit një shtyllë të vërtetë, një element të pazëvendësueshëm.

Portieri i ri, në fakt, është një udhëheqës, shpirti i Milanit të ri, pika e kontaktit midis të rinjve dhe atyre më me përvojë. Nëse Zlatan është numri 1 – vëzhgon Gazzetta – Gigio është numri dy.

Përveç ndeshjes së së enjtes në Ligën e Evropës kundër Sparta Pragës, Donnarumma (si dhe Hauge) pothuajse me siguri do të humbasë udhëtimin për në Udine të dielën.

Portieri i Milanit tani do të duhet të kalojë nëpër bluzat e sistemit shëndetësor, tampona pas tamponësh derisa të provojë se është negativ me Covid.

Gigio do të jetë jashtë loje për një kohë prej 10 ditësh minimale dhe ky është një problem i madh për Milanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu