ORË VENDIMTARE: Milani tenton mbrojtësin që dikur i refuzoi! Rudiger dhe Pezzella…

Pasi ka siguruar Diogo Dalot nga Manchester United në huazim të thatë, Milani tani ka hyrë në orët vendimtare për gjetjen e një mbrojtësi qendre, pika më nevralgjike e ekipit dhe aty ku mungesat ndihen.
Ozan Kabak është kthyer objektiv për kuqezinjtë, që dikur e kishin ndjekur dhe madje ishin pranë transferimit të tij kur ende luante te Stuttgart.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara e vlerësojnë qendërmbrojtësin turk, i cili për rrugën e rritjes zgjodhi të shkonte te Schalke 04 por tani mund të jetë koha për hapin e madh.
Titullar te Turqia së bashku me Merih Demiral, ose një nga çiftet e qendërmbrojtjes me perspektivën më të lartë në të gjithë Evropën për të ardhmen, është një lojtar që di të kombinojë teknikën dhe sensin taktik. Një qendër moderne që ka marrë admirimin prej kohësh nga njerëzit e merkatos së Milanit.
Koha po mbaron, Kabak është një emër i nxehtë që kuqezinjtë do të përpiqen të sigurojnë. Alternativa të tjera mbeten Antonio Rudiger i Chelsea, mbi të cilin është futur në garë edhe Tottenham, por dhe German Pezzella i Fiorentinas. Vetë agjenti i argjentinasit tha se “Milani na e ka kërkuar përpara 10 ditëve por klubi nuk donte ta shiste. Megjithatë tani duhet të presim çfarë do të ndodhë deri të hënën kur mbyllet merkato”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu