ORA E FUNDIT: Pista “Simakan” drejt dështimit? Pozicioni i Strasbourg ndaj ofertës kuqezi

Milani po tenton “all in” me Simakan, talenti 20 vjeç i Strasbourg që me kuqezinjtë ka arritur akord për 5 vite kontratë por klubi i tij ka refuzuar dy ofertat e para të “Djallit”. Ja azhornimet…

18.11 – Sipas Loïc Tanzi të RMC Sport, Strasburgu nuk duket se dëshiron të heqë dorë për Simakan. Shanset që lojtari të mbetet për këtë arsye në Francë janë për pasojë të larta.

17.40 – Sipas asaj që u raportua nga Simone Rovera, një gazetare e Telefoot, pista Simakan për Milanin ndërlikohet. Strasburgu refuzoi ofertën e dytë kuqezi për mbrojtësin dhe mbyllja e merkatos italiane në orën 20:00 nuk ndihmon, në të vërtetë. Për momentin nuk ka asnjë ofertë shtesë të Milanit!

17.37 – Për L’Equipe, Strasburgu refuzoi ofertën e re nga Milani, 12 milion euro + 3 bonus + 20% rishitje, për Moahmed Simakan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu