Optimizëm për Theo, pritje për Ibra dhe Kjaer. Sassuolo humbet mesfushorin titullar

Pavarësisht problemit të muskujve të akuzuar në orët e fundit, situata nuk duhet të jetë veçanërisht shqetësuese për Theo Hernandez.

Stefano Pioli në fakt, duke parë kushtet e terrenit në stadiumin “Marassi” dhe kushtet atmosferike veçanërisht jo të mira (bënte ftohtë dhe frynte erë) vendosi ta linte në stol Theo Hernandez për gjithë ndeshjen ndaj Genoas.

Gjendja e francezit nuk shkakton shqetësim të madh dhe ndjenja është që Hernandez mund të jetë rregullisht në fushë kundër Sassuolos të dielën.

Ende mbetet për t’u kuptuar situata e Ibrahimovic dhe Kjaer. Edhe sot, të dy nuk janë stërvitur me ekipin dhe tashmë dita e premte bëhet thelbësore për të kuptuar më shumë nëse të paktën njëri do të rikuperojë për këtë ndeshje.

Duke parë gjasat, suedezi mund të jetë i vetmi që do t’ia dilte dhe mund të shkojë të paktën në stol për të luajtur në pjesën e dytë, ndërsa vështirë të shohim danezin titullar, por gjithçka do të vendoset pasi stafi mjekësor dhe trajneri të bëjë vlerësimet e duhura.

Sakaq, Sassuolo do të luajë pa Manuel Locatellin. Ish-futbollisti i Milanit dhe mesfushori më i mirë i ekipit të De Zerbit, me kartonin e verdhë të marrë dje ndaj Fiorentina, ka plotësuar numrin me 5 dhe do të jetë i skualifikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu