OPTA – Gjithçkabërësi “Ibra”, askush si ai në Europë brenda 1 viti

Cilësia e Zlatan Ibrahimovic është e padiskutueshme, edhe nëse kohët e fundit disa gabime nga 11 metra kanë ngadalësuar rezultatin e tij personal…

Shifrat flasin: suedezi, në moshën 39 vjeç, ka qenë një nga qendërsulmuesit më “pjellorë” në Evropë, që nga kthimi pas përvojës së tij amerikane.

Në fakt, nga janari 2020 deri më sot, Ibra ka shënuar 22 gola në kampionat, duke i dhënë Milanit atë hap për t’u rikthyer për të jetuar në katet e sipërme të renditjes.

Sot portali i statistikave Opta Sports azhurnoi numrat e çmendur të Ibrahimovic, duke bërë të njohur një kuriozitet të ri.

Në fakt, prej një viti, Ibra ka qenë qendërsulmuesi i vetëm në ligat më të mira evropiane që ka shënuar të paktën 5 gola zyrtarë në të gjitha mënyrat e mundshme.

Në praktikë, kampioni i Milanit ishte në gjendje të shënonte 6 gola me kokë, 11 me këmbën e djathtë dhe 5 me të majtën.

Një veçanti që konfirmon jo vetëm cilësinë teknike të Ibrahimovic, por edhe urinë për gola, aq sa ai është në gjendje të përdorë të gjitha pjesët e trupit të tij.

Vështirë të kategorizosh golin e dytë të Ibra-s në Napoli-Milan 1-3, duke qenë se suedezi e shoqëroi topin në rrjetë me bel, por Opta duhet ta kishte përfshirë atë në golat e shënuar me këmbën e djathtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu