Duke folur në kolonat e “Corriere della Sera”, gazetari i njohur italian Mario Sconcerti komentoi rritjen e Milanit duke u befasuar nga ajo që ka parë deri tani te kuqezinjtë:
“Milani, sa vlen vërtet? 3-4 skuadra janë në përgjithësi më të forta: Juve, Inter dhe Napoli.
Atalanta nuk është ndoshta më e mirë se ky Milan. Roma ka pak ekuilibër. Milani sot është një lloj mrekullie e të rinjve të mbajtur së bashku nga kompetenca e Maldinit dhe moderimi i Piolit.

Dhe nuk ka gabime në merkato. Te Milani ekziston një larmi loje dhe mendimi që po bëhet epërsi. Vetëm ky Milan nuk mjafton akoma, rrallë një ekip mjafton pa gabimet e të tjerëve për të fituar”.
“Kufizimi i vetëm i këtij Milani është varësia shumë nga Ibrahimovic. Edhe fizikisht. Ngadalë kjo varësi është e destinuar të ulet, por pa një datë të saktë”.
“Skuadra kuqezi tani nuk është më thejsht ekipi i bezdisshëm për ekipet e mëdha…
Berlusconi ka qenë gjithmonë shoferi i Milanit. Tani, megjithatë, është ekipi që ndërton klubin. Lundrohet në heshtje, por është kështu që arrihet te befasitë në fund”.