Opinion nga Ilir Bazaiti: Mesfusha e rilindur..

Te japesh nje mendim per Milanin ne keto kohe euforie mund te jete e nxituar, por te dhenat e ketij viti jane premtuese. Te ndalemi pak dhe te shohin qe ne keto 24 jave kemi arritur te fitojme 42 pike, jemi te renditur ne vend te katert dhe e shkuara na tregon se me keto shifra Milani ka perfunduar perhere aty ku i takon, ne katershen e pare te klasifikimit.

Pertej ketyre llogaritjeve duhet te analizojme edhe anen teknike. Eshte folur shume per afrimet e Piatek dhe Paqueta si dhe per impaktin e menjehershem qe dy lojtaret paten ne lojen e ekipit. Duhet theksuar se pavaresisht luftes me mish e me shpirt te nje ekipi me plot demtime e qe ska qene kurre me shume i bashkuar se tani, mesfusha eshte ajo qe rilindi e qe po çon perpara ekipin. Me demtimin e Bonnaventures dhe Biglias, mesfusha cilesisht humbi shume dhe e kishte pothuaj te pamundur lidhjen e mbrojtjes me sulmin. Ama ne rrenojat e saj rilindi si feniksi mesfusha per te cilen te gjithe jemi krenar sot dhe drejtohet me “prepotence” nga Bakayoko (i rilindur nga ai fillim zhgenjyes dhe i vendosur ne pozicionin e duhur te mesfushes), puna e te cilit nuk ka te beje thjeshte dhe vetem me ate te nje shkaterruesi klasik por edhe ndertimit te aksioneve dhe depertimeve ne hapsirat e ekipeve kundershtare. Injektimi i cilesise, forces dhe pasimeve me nje takim te Paqueta drejt sulmit solli ate qetesi dhe clirim nga presionet e lojes se kundershtareve. Rol shume te rendesishem ne suksesin e mesfushes luan edhe Kessie me shkaterrimin e aksioneve, kilometrat e pafundme si dhe depertimet ne zonen e kundershtarit duke u bere ne shume raste i rrezikshem per porten e tyre.


Ekipi sot me plot gojen mund te themi qe ka nje shtylle kurrizore qe i mungonte prej kohesh, duke filluar me porten dhe mbaruar ne majen e sulmit. Ekipi sot eshte me i sigurt me Donnaruman, i cili po fiton pjekurine e duhur dhe drejtohet nga nje kapiten i heshtur, i perkushtuar dhe i gatshem qe te ndihmoj shoket e ekipit si Romagnoli. Mesfusha eshte kthyer ne mburojen e pare te mbrojtjes me Kessie dhe Bakayoko, dhe motorri nga ku fillon organizimi i sulmeve, per te cilat duhet theksuar se jane me te drejtperdrejt se me pare dhe me më shume pasime vertikale qe vijne nga kembet e Paqueta. Sulmi per merite te drejtuesve eshte pajisur me nje sulmues kalibri si Piatek dhe dy krahet e perhershem tanime duhet te nderrojne marsh e te ndihmojne edhe ata ekipin per te arritur Championsin qe kaq shume na ka munguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu