Ne pjesen e pare te sezonit skuadra u perball me nje sere veshtiresish. Ketu mund te permendim mbrojtjen e dobet,formen e Calhanoglu dhe Higuain cka rrjedhimisht sillte mungesen e golave dhe mbi te gjitha demtimet e shumta dhe te njepasnjeshme.Caldara qe erdhi si zevendesues i nje mbrojtesi qe e patem blere per 40 mln€(shkembim koke me koke),demtohet dhe le nje boshllek te madh ne qender te mbrojtjes , boshllek te cilin Gattuso e trajtoi mjaft mire duke sjelle me formen e tij me te mire Musacchion. Demtohet Biglia shtylla e mesfushes dhe Gattuso e zevendeson me nje lojtar me tipare mbrojtese sic eshte Bakayoko ndonese kjo mund te ndryshonte rrjedhen e lojes. Gattuso u perball me nje qendersulmues si Higuain qe i kerkonte cdo dite largimin.S’mund te leme pa permendur edhe mungesen e Bonaventures i cili ishte nje pike kyce me skuader. Dhe ne fund ,forma teper e dobet e Calhanoglu.
Pavarsisht te gjithave Gattuso luftoi,luftoi,luftoi…luftoi deri ne fund dhe se leshoi vendin e 4 per asgje. Ai tregoi pjekuri dhe personalitet duke mbajtur te bashkuar nje grup lojtaresh qe shumekush do ta kishte te veshtire ta bente. Gattuso kurre nuk u ankua per mungesat pavarsisht se sa te vyera qene ato. Ai tregoi se ishte tranjeri i duhur PER KETE MILAN!