Opinion nga Elton Cela: Me ne fund Milani im..

Milani i këtij fillim 2019 po duket një Milan shumë i bukur por edhe fitues. Po shënojnë, po shënojnë më shumë dhe shumë më thjeshtë. Po shënojnë për të fituar dhe po pësojnë pak duke treguar që është një skuadër që funksionon në çdo repart dhe funksionon, si skuadër. Milani prej vitesh është duke vuajtur një ngërç, si në rezultate ashtu edhe në lojë por edhe emra lojtarësh që bëjnë diferencën. Ishte sezoni 2010 – 2011 hera e fundit kur Milani ia dilte të ishte i suksesshëm dhe ia dilte mbanë të fitonte titullin kampion dhe Superkupën në Itali. Asokohe Milani kishte disa nga futbollistët e brezit legjendar 2002 – 2007 që kishte sjell tituj në rëndësishëm në pjesën rossonere të Milanos. Pikërisht sezoni pasaradhës nisi edhe shpërfytyrimin e Milanin kur largimi i të fundit të mohikanëve të atij brezi të artë dhe dy futbollistëve ku mund të ndërtohej një brez i ri Tiago Silva dhe Zllatan Ibrahimoviç.

Nga ajo periudhë Milani berluskonian kaloj një ndër periudhat e errëta në histori me vetëm një trofe të fituar atë të Superkupës Italiane. Problem i atij Milani nuk ishte vetëm në fushë por edhe në drejtim pasi me Berluskonin të pensionuar në presidencë, Milani kishte dy koka drejtimi me Galianin dhe Barbara Berluskoni. Të dy kishin ide dhe mentalitete të ndryshme drejtimi duke sjell shpesh përplasje mbi të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Në vitin 2017 Berluskoni mori një vendim të rëndësishëm duke bërë shitjen e klubit nën pronësinë kineze të drejtuar nga Li Jonghong. Merkato e drejtuar nga dyshja Fasone – Mirabeli rriti cilësinë në skuadër por sërish rezultatet munguan duke siguruar vetëm pjesëmarrjen në Europa Ligë. Por pamundësia ekonomike për të paguar borxhin e marrë nga konsorciumi kinez bëri që pronësia të kalonte tek bankieri amerikan Pol Singer.

Ndryshim në drejtimin e skuadrës duke ia kthyer Milanin milanistëve me Skaronin president dhe në drejtim janë: Leonardo, Maldini, Abiati dhe si trajner Gatuzo. Sërish merkato e verës nuk dha efekte të mëdha madje Higuain mund të quhet dështimi më i madh. Por duket se 2019 e ktheu Milanin fitues dhe menjëherë dy blerjet e janarit janë protagonist. Lukas Paketa dhe Kristof Piontek janë idhujt e rinj të tifozëve rossoner dhe nga kjo skudër kërkohet rikthimi në Ligën e Kampioneve dhe pse jo rikthimin tek trofeu i Kupës së Italisë. Ky Milani i ri është një mrekulli dh eta mendosh që gjatë sezonit mund të presim Kaldaran, Kontin, Biljan apo Bonaventurën për ta kompletuar edhe më shumë këtë skuadër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu