OPINION/ Ku “çalon” Milan dhe si duhet vepruar

Nga Jorgos Karamelos

Po përfliten shumë emra të njohur dhe më pak të njohur për merkato.

Thjesht si milanist për më shumë se 30 vite do të doja të shpreh mendimin tim në lidhje me gjendjen e klubit në 10 vitet e fundit.

Kjo rënie drastike besoj se ka shumë faktorë.

Që nga shitja e lojtarëve top player, e deri te shitja e klubit janë bërë shumë prova dhe eksperimente në kurriz të klubit.

Ne si tifozë kemi vuajtur më shumë (besoj) sepse jemi mësuar ta shohim klubin duke fituar lojë e trofe.

Duke folur për të tashmen, mendoj që nëse fondi ELLIOT, do ta fuste dorën në xhep për t’i dhënë më tepër forcë investimeve në merkato, duke mos lejuar që z. Gazidis të ndërhyjë në punën e dr. Sportiv dhe agjentët e merkatos, duke hequr ligjin “Gazidis” për ulje page e limit kontratë, besoj se do të ketë një merkato cilësore.

Nuk e kam fjalën për lojtarë të tipit Messi, Mbappe etj, sepse nuk na lejon FFP, por ama të kërkosh lojtarë cilësorë dhe me pak shpenzime, për mendimin tim, nuk vjen asnjë.

Edhe limit moshe nuk duhet të ketë.

Marrim shembull konkret, Ibrahimoviç. Që nga ardhja e tij, Milani ka treguar një formë të shkëlqyer dhe rezultatet flasin vetë.

Mendoj se për një merkato të mirë, të goditur, pronarët e klubit duhet të investojnë të paktën 100-120 mln €, pa llogaritur shitjet e mundshme.

Për ta mbyllur, nëse do të ishte në dorën time kjo merkato, do të merrja:

Mbrojtës i djathtë: Aurer, Hysaj, Dumfries. Mesfushë: Bakayoko dhe Depay.

Sulmuesi i djathtë: Dolofeu, de Paul.

Do largoja: Biglia, Rodriguez, Begoviç, Calabria, Krunic, Musachio, Duarte, Haliloviç.

Ka disa lojtarë që kanë dhënë sinjale pozitive dhe për këtë do t’u jepja një shans për një sezon.

Nëse nuk do të jepnin më shumë për skuadrën, do t’i largoja përfundimisht, jo huazime.

Unë këtë mendoj dhe pres ta diskutojmë këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu