OPINION: 4 arsye pse Chiesa duhet të vishet kuqezi!

Federico Chiesa dhe Milani, një martesë që duket e pamundur për koston e operacionit, por jo utopike për mundësinë që mund të krijohet në mes të shtatorit ose në fund të merkatos!

Ja 4 arsye të forta pse duhet të besojmë:

1) Futbollisti kërkon të qëndrojë në Itali dhe luajë me vazhdimësi pasi verën e ardhshme luhet Europiani dhe te Italia do vend titullari

2) Nuk ka pranuar rinovimin e kontratës te vjollcët pasi rrezikon që të bëjë fundin e Belottit te Torino që mbeti “peng” i kontratës dhe pretendimeve të presidentit Cairo

3) Interi luan me skemë të papërshtatshme 3-5-2 dhe nuk ka hapësira për të, ndërsa Juventusi ka paguar 40 mln euro për Kulusevski, ndaj nuk mund të marrë një “dopion”

4) Te Milani do të luante në pozicionin ideal ku Chiesa jep më të mirën, pra sulmues krahu në skemën 4-2-3-1 dhe sigurisht me Ibrahimovic në qendër do të rritej edhe më shumë në aspektin rezultativ dhe të golave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu