Andrea Longoni, gazetari sportiv italian dhe prezantues i emisionit “Qui studio a voi stadio” dhe pranë ambjenteve kuqezi, ka rrëfyer një prapaskenë për merkaton…
“Goditja e radhës do të jetë jetë Bakayoko, për të mbyllur rrethin dhe për ta rikthyer kuqezi: fizikiteti i tij do të jetë i rëndësishëm për të plotësuar një mesfushë të shkëlqyeshme në çdo aspekt”
“Mund ta ndryshojë modulin nëse është e nevojshme, por referenca do të jetë gjithmonë 4-2-3-1. Nëse Calabria largohet siç flitet, Aurier është gjithmonë favoriti. Por qershia mbi tortë mund të jetë Federico Chiesa nga Firence”
“Lojtari ka kohë që e ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Fiorentina, Commisso është i vetëdijshëm për këtë, por për momentin ai është ende duke qëlluar lart me çmimin”
“Në ditët e fundit të merkatos, gjërat do të ndryshojnë dhe duke futur Paqueta në negociata mund të kryhet. Operacioni po drejtohet nga agjenti shqiptar Fali Ramadani, i cili ka kohë që takohet edhe me të atin e Federicos, Enricon, pikërisht në Milano”.
Midis Maldinit, Massara dhe agjentit shqiptar ka pasur disa takime të regjistruara këtë verë: “pjata kryesore”, megjithatë, nuk ishte blerja e Rebic, por pikërisht 22-vjeçari i kërkuar fort nga Pioli.
Me të, skuadra do të bëhej vërtet e plotë dhe absolutisht e aftë të luftonte për nivelet e larta të renditjes. Maldini në krye, dëshiron të krijojë një bërthamë të fortë italianësh, si në kohën e tij: me Donnarumma, Romagnoli, Tonali dhe Chiesa do të ishin të gjitha kushtet për një Milan të madh. Nga klubi ka mohime për këtë temë, siç duhet të jetë”.