Oferta e Freiburg, vullneti i Piolit dhe Torino: ja çfarë po ndodh me Krunic!

Rade Krunic dhe një e ardhme që nuk është shkruar ende. Mesfushori boshnjak, me ardhjen e Tonalit dhe ndryshimin e modulit, është i vetëdijshëm se në Milano ka pak hapësirë ​​për t’u shprehur më së miri.

Freiburg u prezantua duke paraqitur një ofertë konkrete dhe zyrtare: 6 milion euro bazë fikse plus 2 bonus. Paolo Maldini i kishte kërkuar kohë klubit gjerman falë angazhimeve të ngushta në Ligën e Evropës.

Kohë që iu desh Freiburg-ut për të mbyllur blerjen e mesfushorit francez Baptiste Santamaria nga Angers.

Sipas “Calciomercato”, burime pranë klubit kuqezi sigurojnë që kontaktet e Freiburg për Krunic vazhdojnë të jenë akoma të gjalla. Një diskutim midis agjentit të lojtarit dhe drejtuesve kuqezi pritet në ditët në vijim për të bërë një vlerësim të situatës dhe për të kuptuar se cilën rrugë duhet të ndjekë.

Pioli, nga ana e tij, do të ishte i gatshëm të vinte bast mbi boshnjakun. Interesi i Torinos qëndron dhe klubi granata do të bëjë një përpjekje në minutën e fundit për një nga “nxënësit” e Marco Giampaolo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu