Objektivi kuqezi: Hauge protagonist sot me Bodo! Në të mirë dhe në të keq (VIDEO)

Jens Petter Hauge bëri një përshtypje të shkëlqyer në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Milanit, aq sa klubi kuqezi,  pasi e vëzhgoi për një kohë të gjatë, synon ta kthejë në “San Siro” por këtë herë me fanelën kuqezi dhe jo më atë të Bodo/Glimt, që kryeson renditjen e kampionatit norvegjez dhe është shkëputur shumë pikë përpara!

Sot, ekipi verdhezi fitoi 2-0 ndaj Valerenga, me sulmuesin 20-vjeçar të krahut protagonist, në të mirë dhe në të keq. Në pjesën e parë ai ndihmoi Junker me asist për golin 1-0, ashtu si kundër Milanit; në pjesën e dytë humbi një penallti, kur ndeshja ishte me rezultatin 2-0.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu