Në Itali vazhdojnë të rriten rastet e personave pozitivë ndaj koronavirusit.
Së fundmi është infektuar me Covid 19 edhe Seria A, ku kanë dalë pozitivë 5 lojtarë.
Pas portierit të dytë të Romes, Antonio Mirante, Andrea Petagna i Napolit dhe tre lojtarë të Cagliarit, edhe Sassuolo është goditur nga Covid-19.
Skuadra emiliane nuk është e re në këtë tip situate, duke qenë se edhe në karantinë disa lojtarë verdhezi kanë qenë pozitivë.
Rasti i fundit me koronavirus në kampionatin italian është ai i Jeremie Boga.
Nga kthimi i pushimeve, pas testeve klinike ka dalë pozitivë ndaj Covid-19.
Siç ka raportuar klubi , Boga është asimptomatik dhe nuk ka patur asnjë kontakt me futbollistë të tjerë.
Për momentin objektivi i Milanit ndodhet në izolim në shtëpi.