Milani po ndjek disa pista sa i përket mesfushës dhe emrat që qarkullojnë janë padiskutim Bakayoko (i preferuari) por edhe Soumare i Lille dhe Florentino i Benfica.
Pikërisht ky i fundit duket larg Milanit – sipas TMW – pasi Fulham është në avantazh për të siguruar shërbimet e mesfushorit portugez të talentuar me një formulë huazimi me të drejtë blerje.

Edhe Leeds interesohet për të, por oferta e londinezëve duket se pëlqehet më shumë nga Benfica, që zotëron kartonin!
Por, sipas portugezes “Record”, së fundmi Monaco ka hyrë fort në garë. Ekipi i Kovac, në fakt, ka dorëzuar një ofertë të një huazimi prej 1.5 milion euro me të drejtë blerje 30 milion euro.