O Jogo: Milani bën ofertën e parë për diamantin e Sporting, por refuzohet! Klauzola 45 mln euro (VIDEO)

Që nga viti 2003, nga koha e një Cristiano Ronaldo, asnjë futbollist tjetër i ri nuk debutonte me Sporting Lisbona në ekip të parë, deri kur ndodhi qershorin e shkuar!

Nuno Mendes, i lindur në vitin 2002, bëri debutimin e tij me fanelën e bardhejeshilëve 12 qershorin e kaluar dhe që atëherë trajneri Ruben Amorim nuk ka bërë kurrë pa të në formacion.

Sot, mbrojtësi i majtë ka përfunduar në vëmendjen e Milanit dhe Arsenalit, edhe pse kontrata e tij – deri në vitin 2025 – përfshin një klauzolë shumë të lartë: 45 milion euro.

Kuqezinjtë kanë arritur të ofrojnë 15 mln euro, bonuse dhe një përqindje rishitje (rreth 25%). Por, deri tani kanë marrë refuzim nga Sporting.

“O Jogo” shkruan se Milani dhe Arsenali janë të interesuar por shumë shpejt mund të hapet një ankand. Frederic Massara, drejtori sportiv kuqezi, po ndjek këtë pistë në fshehtësi prej kohësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu