Statistikat e Zlatan Ibrahimovic nuk kanë fund! Ai ka realizuar dhjetë gola në Serie A dhe, po të mos ishtë për dëmtimin, ndoshta mund të realizonte 3 gola sonte dhe të merrte topin në shtëpi.
Ky është kampionati i pesëmbëdhjetë radhazi në të cilin Zlatan Ibrahimovic arrin me dy shifra në kampionat. Suedezi në këtë 2020-21 i realizon në vetëm gjashtë ndeshje pasi për shkak të Covid-19 do të mungonte ndaj Crotone dhe Spezia.
Hera e fundit që golat ishin të pakët daton në sezonin 2005-06, kur Ibrahimovic po luante për Juventus. Atëherë e mbylli me vetëm 7 të tillë!

Por, shifrat e Zlatan Ibrahimovic nuk ndalen këtu: ai sot ka arritur legjendën Gunnar Nordahl, gjithashtu nga Suedia! Ky i fundit kishte shënuar 10 gola me Milanin në 8 javë kampionat, por duke i luajtur të gjitha.

Sakaq, Van Basten është absoluti me 12 gola në 8 javët e para të kampionatit.