“Nuk më shqetëson humbja ndaj Spezia, por diçka tjetër te Milani. Derbin do ta luajnë mirë, Calha dhe Bennacer…”

Gazetari i njohur Mauro Sconcerti u shpreh në lidhje me Milanin dhe momentin kuqezi, duke analizuar humbjen dhe duke shtuar dhe se ajo që e shqetëson është më shumë vazhdimësia se sa humbja e fundit…

A ka gjasa që Milani të përfundojë i pesti?

“Mund të dalë i pesti, ashtu si i dyti, i treti ose edhe kampion… Ndeshja e Milanit ndaj Spezia është një episod, ku dështuan dy mesfushorët më të mirë, Bennacer dhe Calhanoglu, dhe kjo minoi edhe sigurinë e mbrojtjes…

Duke qenë dy lojtarë mjaft konstantë në rendimentin e tyre, nuk mendoj se do të përsëritet.

Milani mund të humbë derbin, por me siguri do ta luajë mirë. Spezia luajti të shtunën në mbrëmje ndaj vendit të parë dhe donte ta shihte e gjithë Italia se luajnë bukur, por mos prisni të luajnë po ashtu sërish…”

Këmbana e vërtetë e alarmit, megjithatë, nuk është humbja e fundit, por që ka humbur tre herë në shtatë ndeshjet e fundit. Nëse nuk luan tre ndeshje pa humbur asnjë, ku dëshiron të shkosh?”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu